Valon Syla “godet“ përsëri Mërgimtarët, Rrini n’shpi o gërrnaça mos hajdeni Kosovë!


Valon Syla, gazetar, ka komentuar lidhur me ardhjet e bashkëatdhetarëve në Kosovë, për festat e fundvitit, teksa e ka kundërshtuar idenë se “është inekcion ekonomik”.

Syla, përmes ‘Facebook’-ut, ka lëshuar dy reagime të njëpasnjëshme lidhur me çështjen në fjalë, teksa ka thënë se rregullimi ekonomik vjen me krijimin e punësimit, përcjell Gazeta Express.

“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.