Valon Syla përsëri me fyerje ndaj diasporës, kësaj here me but


Gazetari Valon Syla ka shpjeguar në një studio televizive se kë i ka quajtur “gërnaqa”. Ai ka shpjeguar se nuk ka problem me diasporën, por me grupet ekstremiste në diasporë, shkruan Gazeta Metro.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në T7, Valon Syla ka thënë se ai nuk ka problem me diasporën, por me grupet ekstremiste në diasporë, që sipas tij, prodhojnë militantizëm politikë e fetar.

“Për të mos i ofenduar të gjithë diasporën, unë kam bërë një përpjekje që ta lë një emër që e distancon diasporën nga personat e dh unshëm nga grupet militinate të partive qofshin ato politike apo fetare. Për atë i kam quajtuar ‘gërnaqa’. Në esencë nuk kam problem me diasporën, në esencë kam problem me grupet ekstremiste në diasporë të cilët prodhojnë militantizëm politikë e fetarë”, thotë Syla.

Tutje ai ka treguar se si kritikat nuk kanë qenë për të gjithë diasporën, por vetëm për një pjesë të tyre.

“Jam duke folur për një shoqëri e cila ka mbetur n në vakum e cila ende thirret në disa norma morale primitive e që duhet t’i kalojë. Kosova është pak më mirë në këtë e aspekt, e po ashtu edhe një pjesë e madhe e diasporës është pak ma mirë në këtë aspekt. E pikërisht janë këta primitive që kritikat e mija mundohen ti bëjnë si kritika për të gjithë diasporën e jo vetëm për gërnaqat”, tha Syla.

Kujtojmë që sot Syla është s ulmuar nga disa persona në mes të ditës në Prishtinë.

Ky s ulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.