Valon Syla: Persona nga Zvicra nxitën dh unë ndaj meje, Policia zvicerane po i heton


Publicisti dhe gazetari, Valon Syla, është su lmuar fizikisht të martën në Prishtinë, pasi ditë me parë në rrejtët sociale ishte organizuar një linçim publik ndaj tij, duke shpërndarë lajme të rrejshme në emër të tij, nga një person që i administron këto faqe në Zvicër, e që më pas i shpërndanin në grupe të mëdha kryesisht në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Syla i cili u su lmua të martën fizikisht në mes të ditës, në Prishtinë, ka thënë se akti ndodhi pasi që disa ditë më parë ishte organizuar një su lm në rrjetet sociale përmes krijimit të “fa ke news”, apo lajmeve të rrejshme.

Këto tekste që s’kanë të bëjnë aspak me atë çfarë Syla ka thënë në të vërtetë, janë shpërndarë nga një person me qëndrim në Zvicër, i cili më pastaj i ka ndarë në grupe të mëdha që kanë linçuar gazetarin Syla, duke nxitur urrejtje dhe dh unë ndaj tij.