Valon Syla rihap Facebookun: Mos u bëni gërrnaça, pine ka 1 redbull se ju vynë me lexu statusa të gjatë


Gazetari Valon Syla ka njoftuar se është rihapur llogaria e tij në Facebook. I menjëhershëm ka qenë postimi i tij ku nuk ka hezituar të flasë sërish për diasporën.
Syla tha se është duke punuar në mbi 100 padi për nxitje të dh.unës, sulme e shpifje.

” Veç dine që ligji mund të vonohet më shumë se në Evropë, por vlen dhe ju nxen… mësohuni të komunikoni pa sharje, dhe pa dhu.në. Me një fjalë mos u boni gërrnaça, nëse sjeni.Une vazhdoj. Pine ka 1 redbull se ju vynë energji me lexu statusa ma të gjatë”, ka shkruar Syla në Facebook.

Postimi i plotë: