Vedati e përmend termin ‘gërrnaq’, Valon Syla e shpërndan videon


Humoristi i njohur kosovar, Vedat Bajrami i ka kushtuar një këngë diasporës dhe termit që më së shumti është përdorur këto ditë, termit “gërrnaç”, shkruan Reporteri.net.

Në videon e publikuar nga vetë “autori” i këtij termi, Valon Syla shihet se Vedati me mjeshtëri ironizon me zhvillimet e fundit rreth diasporës.

Gazetari Syla i cili edhe u sulmua për ironinë dhe sarkazmën që kishte përdorur në disa statuse për diasporën thotë se humori e sarkazma e Vedatit të Stupcave janë në sinkron me atë të tij.

“Humori e sarkazmi i Vedatit dhe i jemi shpesh herë kanë qenë në sinkron. Faleminderit Babikë. Shkojmë me një këngë për gërrnaçin.
Llegend je Vedat Bajrami. ✌😊💙💙”, shkruan Syla në Facebook. /Reporteri.net