Veliu : Jemi të gatshëm për zgjedhje, VV s’mundet t’i fitojë 40% të votave e lëre më 50


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se të gjitha partitë në vend duhet të ulen në një tryezë për të zgjidhur çështjen e presidentit të vendit.Në një bisedë për GazetaBlic, i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka komentuar edhe kërcënimet e AAK-së, gjegjësisht kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, që nëse s’i jepet posti i të parit të shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje, për të cilat, siç ka thënë Veliu, LDK-ja është e gatshme në çdo kohë.“LDK është gatshme për zgjedhje në çdo kohë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka bërë të qartë se cila është rruga për me ardhur deri te një marrëveshje në lidhje me presidentin. Rruga e vetme është që partitë të gjitha të ulen në një tryezë dhe të bisedohet se si mund të dilet nga kjo situatë për sa i takon zgjedhjes së presidentit. Përndryshe, ose kështu, ose ndryshe nuk bën, kjo nuk mendoj se është rruga dhe gjuha e duhur për zgjidhjen e problemeve”, ka thënë Veliu.

Veliu ka komentuar edhe sondazhet e fundit, për të cilat thotë se s’iu beson atyre.

“Sondazheve të fundit s’iu besojë në asnjë mënyrë, që kanë thënë se LDK-ja bie në vendin e tretë. Nuk mundet Vetëvendosja në asnjë mënyrë me i fitua 50 për qind, as 40 s’mundet t’i fitojë. Pra, jemi të gatshëm kurdo që krijohen kushtet dhe kurdo që duhet që shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Veliu.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se paraqitja e kandidaturës së tij për president të vendit ka qenë një ofertë për partitë e tjera në mënyrë që të gjendjet një zgjidhje dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme.