Vetëvendosje “dridhë“ Serbinë, Ja çka i pret nëse ne jemi në qeveri


Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, dialogu me Serbinë është vënë në pauzë, e nuk pritet të rinisë pa përfunduar zgjedhjet presidenciale në Serbi, të planifikuara për në pranverën e vitit 2022. Por, jetëgjatësia e ngërçit në këtë proces mund të zgjatet përtej këtij viti, pasi masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të rivihet nga Qeveria e re, nëse ajo udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, parti për të cilën sondazhet parashohin se do të jetë fituese absolute e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Prishtinë, 8 janar – Dialogu Kosovë-Serbi do të pësojë një ngërç të ri e të gjatë. Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, procesi është vënë në pauzë, e nuk pritet të rinisë pa përfunduar zgjedhjet presidenciale në Serbi, të planifikuara për në pranverën e vitit 2022.

Por, jetëgjatësia e ngërçit mund të zgjatet përtej këtij viti, pasi masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të rivihet nga Qeveria e re, nëse ajo udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti për të cilën sondazhet parashohin se do të jetë fituese absolute e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i LVV-së, thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë reciproke. Ka thënë se ky është minimumi i marrëdhënieve që dy shtete mund të kenë njëra me tjetrën.