Video që kundërshtarët e Albin Kurtit nuk do të donin ta shihnin: “I pathyeshëm lideri i VV-së” – ja kush nuk po e lë të qeverisë


Në rrjetet sociale, është duke qarkulluar një video përmbledhje ku analistët nga Shqipëria japin disa mendime rreth kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Çim Peka analist dhe gazetar i njohur në Shqipëri, thotë se Albin Kurti ka tre palë zgjedhje që është duke i fituar në Kosovë, por që sipas tij, nuk po e lënë të tjerët të Qeverisë me Kosovën.

“Është politikani që fiton tre palë zgjedhje dhe nuk e lënë të qeverisë. Është rasti i parë që ndodhë një gjë e tillë në botë. S’kam qenë dakord shumë prej gjërave që ai thoshte, pasi mendoja se i thoshte për populizëm, në fakt me dy-
tre muaj qeverisje Kurti i bëri realitet”, deklaron Çim Peka.

Në rrjetet sociale, është duke qarkulluar një video përmbledhje ku analistët nga Shqipëria japin disa mendime rreth kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Çim Peka analist dhe gazetar i njohur në Shqipëri, thotë se Albin Kurti ka tre palë zgjedhje që është duke i fituar në Kosovë, por që sipas tij, nuk po e lënë të tjerët të Qeverisë me Kosovën.

“Është politikani që fiton tre palë zgjedhje dhe nuk e lënë të qeverisë. Është rasti i parë që ndodhë një gjë e tillë në botë. S’kam qenë dakord shumë prej gjërave që ai thoshte, pasi mendoja se i thoshte për populizëm, në fakt me dy-tre muaj qeverisje Kurti i bëri realitet”, deklaron Çim Peka.

“S’kam qenë kurrë në një linjë me deklaratat e Kurtit, por ai kur erdhi në pushtet i mbajti”. Kështu deklaron me tej Çim Peka.

Kjo video është realizuar nga një faqe, prapa së cilës mendohet se qëndrojnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët edhe në muajt e kaluar kanë realizuar video në përkrahje të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Kujtojmë se me 82 vota ishte rrëzuar Qeveria Kurti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kishin votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime.

Qeveria e Albin Kurtit, ishte qeveria me jetëshkurtër në historinë e Kosovës.

Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK.