Vjen Lajmi i Shumëpritur për Italinë, Ja çfarë po ndodhë atje

Bilanci pandemisë në Itali tregon se shifrat kanë pësuar një rënie të dukshme. Sipas autoriteteve shëndetësore, kanë qenë 17938 të infektuarit e fundit në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 19.903.

Për sa i përket vi ktimave, behët fjalë për 484 të tilla, shifër tejet e lartë ende por ndjeshëm më e ulët se ajo e ditës së djeshme, kur ishin 649. Vlen të theksohet se tamponët kanë qenë më pak ditën e sotme, 152697 kundër 196439 e ditës së mëparshme.

Rajonet më të goditura sot kanë qenë fillimisht Veneto (4049), më pas Lombardia (2335) Emilia Romanja (1940) dhe Lacio (1339).

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore janë deklaruan shqetësimin e tyre për turmën e krijuar në metropole si Milano dhe Napoli, që dolën nga zona e kuqe duke çliruar dukshëm masat shtrënguese. Ata i kanë kërkuar autoriteteve lokale të kufizojnë shëtitjet dhe shoppingun masiv, aty ku nuk ndihmon as periudha e festave.