Vjen njoftimi i fundit nga Specialja për rastin e Gucatit e Haradinajt


Dhomat e Specializuara e kanë caktuar konferencën e ardhshme për krerët e organizatës së veteranëve.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj do të dalin para Speciales me datë 8 janar të vitit të ardhshëm.

Në këtë ditë do të mbahet konferencë për ecurinë në këtë çështje.

“Prokurori k.Gucatit&Haradinajt – Paraqitje e mëtejshme/Konferencë për ecurinë në çështjen Haradinaj 15:00”, thuhet në njoftim.