Vjosa Osmani e kthen Presidencën në seli të partisë së saj


Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pothuajse e ka zyrtarizuar ndarjen prej LDK-së. Ajo do të duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda pak ditësh, ndërsa ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

Osmani edhe vetë do të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të garojë me një iniciativë të sajën. Kësaj iniciative të enjten i janë bashkuar gjashtë asamblistë të LDK-së në Ferizaj. Ndoshta në mungesë të një zyre partiake, Osmani i ka pritur ata në zyrën e saj në Presidencë, shkruan Gazeta Express.

Hysnije Mustafa-Shamolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta e Ridvan Nebihu janë asamblistët që kanë shkuar dje në zyrën e Osmanit në Presidencë, për çështje krejtësisht partiake.

“Aty ku është konsistenca, mbajtja e fjalës dhe interesi i Kosovës jemi edhe ne. Me presidenten Vjosa Osmani. Me Kosovën!”, ka shkruar asamblistja Hysnije Mustafa-Shamolli.

Osmani ka të drejtë të foromojë parti dhe të merret me çështje partiake, por vetëm në saje të asaj se është usht ruese e detyrës së presidentit. Megjithatë, Zyra e Presidentit si institucion nuk mund ta ushtrojë funksionin e hapësirës së mbajtjes së aktiviteteve partiake. /Express