



Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëjtë si kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Ajo thotë se vendi ka një qeveri që është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.




“Duhet zgjedhje që prodhojnë parlament me legjitimitet të plotë, dhe një qeveri që i ka numrat, dhe nuk varet a zgjidhet presidenti. Rilegjitimimi i bën mirë demokracisë, i bën më së miri zyrës së presidentit”, ka thënë Osmani në RTV 21.




E pyetur nëse ajo mund të jetë president, ajo ka deklaruar se kjo fare nuk mund të ndodh.
Osmani ka thënë se shpreson që zgjedhjet të bëhen para 5 majit, që ajo ta mandaton kryeministrin e ri. /Reporteri.net/.