Vuçiq: Serbia e gatshme të shpërndajë vaksína për shqiptarët në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për “popullin e saj në Kosovë” dhe se është e gatshme që të dërgojë ilaçe dhe vaksína edhe për shqiptarët.

Ai tha se dërgesa e vaksínave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shk elje të marrëveshjes së Brukselit.

“Askujt as nuk duhet t’i shkojë në mendje që të sul mojë dikë që ndau ílaçe”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu njoftoi se Serbia do të bëjë investime të reja në Graçanicë dhe Mitrovicën e Veriut.

Fillimi i vaksínimit të popullatës në veri të Kosovës kundër C0VíD-19, me vaksína të dërguara nga shteti serb, ka nxítur reagime në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha më 27 dhjetor se hyrja íleg ale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.

Këto marrëveshje, Kosova dhe Serbia i kanë arritur në vitin 2015 në kuadër të dialogut teknik.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të dhënë nga Dogana dhe nga Polícia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksína të tilla.

Sistemi shëndetësor në komunat me shumicë serbe në Kosovë funksionon brenda sistemit serb.

Vaksína Pfízer/BioNTech ka arritur në Serbi më 22 dhjetor.

Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se vaksinat nuk kanë hyrë në Kosovë përmes Entit të Shëndetit Publík, i cili funksionon brenda sistemit serb në veri.

Të hënën (28 dhjetor) kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi “ngrítën shqet ësimin” lidhur me hyrjen ileg ale të vaksínës kundër kor onavírusit të ri në Kosovë, “pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medícínale, për të cilat nuk dihet as origjina”.

“Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprímet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshírë në këto veprime”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit, pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me komisionarin e Bashkimit Evropian, Oliver Harhelyi.

Më herët gjatë së hënës, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur
hetímet lidhur me hyrjen e vaksínave kundër koro navírusit në komunat në veri të Kosovës.