ZVICËR: Kjo çka i ndodhi këtij Mërgimtari do të habiteni


Në një vend si Zvicra, ku uji i rubinetit është i pijshëm, pirja e ujit mineral në vetvete është e veçantë. Është madje thjesht e pakuptueshme që dikush mund të kryejë një delikt për të shuar etjen në këtë mënyrë. Por, një 29-vjeçar nga Kosova duket se ishte aq i etur në mbrëmjen “krítíke” sa që nuk mund të merrte në konsideratë zakonet vendore. Ai u fut në një ndërtesë apartamentesh në Au, zbriti në bodrum dhe i mori goxha kohë “puna” për të thyer një copë dërrase aty. Hapja e krijuar në këtë mënyrë, i mundësoi të fuste dorën, dhe të merrte një shishe uji mineral prej 1.5 litrash (që në shitje të lirë kushton 85 centë/rapi).

Sipas fletarr estit, ai ka pirë disa gllënjka me ujë dhe më pas është larguar nga vendi. Një vepër vërtet e vogël por që prodhon disa pasoja.
Se si është arrestuar kryesi nuk është shpjeguar më hollësisht në urdhrin e ndëshkímit. Por, ajo që është e qartë, megjithatë, është se ai do të dën ohej për shkaktím dëmesh të lehta pasurore dhe vjedhje të vogla. Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga, një shumë kjo e madhe në krahasim me vjedhjen e shishes prej 85 centësh, 29-vjeçari gjobitet me 500 franga. Ai aktualisht ndodhet në burgun e Meilenit. Por jo për shkak të deliktit me shishen e ujit. Ndaj tij pritet të ketë proces për një vepër tjetër.