ZVICËR/ Mërgimtari “fiton” faturën 4695 franga, Ja çfarë ka ndodhur


Naim Rashiti nga Fahrweid i Cyrihut ZH ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative të Kantonit të Cyrihut kundër Këshillit Qeveritar të Cyrihut. Pasi që padía i është hedhur poshtë, ai duhet të paguajë një faturë prej 4695 frangash për shpenzimet procedurale, raporton blick.ch.

Rashiti ashtu si dhe shumë njerëz tjerë skeptikë ndaj koronës, beson se pandemia e kor onavírusit është e rrejshme, gjegjësisht, është një komplot i madh. Por, ndryshe nga bashkëmendimtarët e tij, ai nuk u mjaftua me kaq, shkruan albinfo.ch. Në fillim të shtatorit, Rashiti ka bërë një anjesë gj yqësore të cilën e ka drejtuar në Gjykatën Administrative të kantonit. Aty ai a kuzon Këshillin Qeveritar të Cyrihut rreth masave mbrojtëse të koronës që kishte marrë.

Mirëpo su lmi dha një efekt të kundërt: Gjykata, në vendimin që mori në fillim të dhjetorit, hodhi poshtë ankesën në të gjitha pikat, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ajo i dërgoi Rashitit një faturë prej mbi 4695 frangash. Ai thotë se ishte treguar “naív”. Këtë e pohon në “Telegram”, një platformë online e skeptíkëve të koronës. Dhe: “Më vjen të vjell kur lexoj verdíktin”, shkruan ai veç tjerash. Në ankesën e tij kundër masave të pandemisë, Naim Rashiti, me një imagjinatë të bujshme kishte shkruar se “qysh para shpërthímit të pandemisë tashmë kishte índíkacíone për një komplot.